Shqipëria nuk paraqet kërcënim të sigurisë për Maqedoninë – Shqip

by admin
Spread the love

Stevo Pendarovski tha se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Mos harroni. Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s. Republika e Shqipërisë bashkë me ne nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Republika e Shqipërisë është mik i yni. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha mes tjerash Pendarovski.

You may also like