Shqipëria nis përgatitjet për “finalen” ndaj Polonisë me batuta dhe entuziazëm

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë.

Trajneri Reja nuk do te ketë të disponueshëm krahas Erion Hoxhallarit dhe Berat Gjimshitin, i cili ka pësuar një frakturë në dorë në takimin me Hungarinë.

Në seancën e kësaj të diele, mungoi dhe Bekim Balaj, i cili ka pasur probleme në kofshë e me shumë gjasa do jetë e vështirë të jetë i gatshëm dhe ndaj Polonisë. Tekniku Reja e nisi seancën stërvitore me një fjalim i cili zgjati rreth 5 minuta, ndërsa më pas vendosi që futbollistët që ishin titullar ndaj Hungarisë të merrnin më shumë kohë për t’u rikuperuar, ndërsa pjesa tjetër u zhvendosën në njërën nga gjysmat e fushës së lojës për të zhvilluar planin stërvitor të stafit teknik.

Pjesë e grupit që vijoi përgatitjet ishte dhe Armando Broja, i cili ndonëse ishte heroi i mbrëmjes në Puskas Arena, ishte pjesë e lojtarëve që u aktivizuan nga stoli. Në kampin kuqezi nuk munguan as batutat e lojtarëve në drejtim të njëri tjetrit, duke treguar se atmosfera është mjaft pozitive.


Top Channel

You may also like