Shqipëria në protesta kundër Vuçiqit, takimi zhvendoset në Elbasan

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që samitin e Open Balkanit ta zhvillojë në Elbasan në vend të Tiranës, ku sot nisën protestat e mbështetësve të Sali Berishës kundër tubimit para selisë së qeverisë dhe ku iu vu zjarri flamurit serb, shkruan ABC News

Rama do të presë presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të cilët duhet të mbërrijnë në Elbasan rreth orës 18:30, ndërsa darka zyrtare është planifikuar një orë më vonë.

Jim O’Brien, një këshilltar i lartë i Këshillit Atlantik dhe Alex Soros, nënkryetar i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, pritet gjithashtu të marrin pjesë në darkë.

Qindra mbështetës të tij iu përgjigjën ftesës së Berishës duke u mbledhur para kryeministrisë në një kohë kur kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të zhvillojë në orët në vijim një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Për momentin, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të përfshira në nismën rajonale Ballkani i hapur.

Sipas mediave në Shqipëri, për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë këtyre protestave janë angazhuar mbi 2 000 pjesëtarë të policisë dhe përveç forcave speciale janë angazhuar edhe snajperë, transmeton portali Shtegu.

Sipas mediave shqiptare, grumbullimi i demonstruesve ka nisur në selinë e Partisë Demokratike dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Qeverisë së Shqipërisë.

You may also like