Shqipëria e shqetësuar për situatën në Haiti, ambasadori në Kombet e Bashkuara ngre zërin: Situata skandaloze, ka dhunë dhe gango nëpër rrugë

by admin
Spread the love

Ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara ngriti zërin dje në Këshillin e Sigurisë lidhur me situatën alamarmante në Haiti, pavarësisht përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar.

“Dhunë e armatosur, vrasje, plagosje, rrëmbime dhe dhunë seksuale vazhdojnë të përhapen në vend dhe nuk e lejojnë për të pasur ndryshime thelbësore. Po lëndohen civilët, të drejat e tyre mohohen dhe vendi nuk po bën përpara” tha ambasadori Ferit Hoxha në fjalën e tij përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

“Sfidat janë të shumta dhe ato përfshijnë edhe situatën katastrofike ekonomike, situatën humanitare, dhunën dhe trafikimin e armëve, një sistem të dobët shëndetësor. Gangot po e mbysin vendin” vazhdoi në fjalën e tij ambasadori.

“Shqipëria bashkohet me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për një nevojë thelbësore në rivendosjen e rendit dhe sigurisë…korrupsioni i përhapur dhe trafikimi në gjithë vendin duhet të adresohen menjëherë, jo vetëm më fjalë, por edhe me muskuj. Ato lloj muskujsh që Haiti duket se nuk i posedon, pavarësisht masave të ndërmarra nga Policia nacionale. Të krijohet ideja se njerëzit në Haiti dhe establishmenti i tyre politik janë dy entitete të ndara. Një sjellje e tillë minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe con në tensione dhe dhunë. Ne besojmë se protestat paqësore janë pjesë e dialogut në cdo demokraci, por përdorimi i dhunës nuk është përgjigja e duhur” tha ambasadori.

Shqipëria kërkon dhe bashkon zërin me komunitetin ndërkombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pjesmarrjen e grave në votime.

Që nga 12 shtatori 2022, Haiti po përballet me protesta që kanë paralizuar vendin, duke përfshirë edhe aktivitetet e organizatave humanitare. Protestat filluan më herët, në fund të korrikut 2022 dhe kishin natyre sociale. Shpesh ato paralizonin aktivitete të ndryshme për disa orë gjatë ditës derisa arritën në pikën alarmante në 12 shtator.

You may also like