Shqipëria “bombardohet” nga rrufetë, shënohet viktima e parë në vend

by admin
Spread the love

Shqipëria është “pushtuar” sot nga moti i keq. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë edhe shkarkesa të shumta elektrike. Siç shihet nga “Windy”, zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Vlora, por edhe Pogradeci.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 Ballë.

Sakaq është regjishtruar viktima e parë në vend. Rrufeja i ka marrë jetën një Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Banesa e tij është përfshirë nga flakët dhe sipas të dhënave zjarri ka rënë si pasojë e një rrufeje. Zjarri, më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri, ka ndërruar jetë në spital.


You may also like