Shqipëri-Ishujt Faroe/ Mbyllet 0 me 0 pjesa e parë. Emocionet live në Tv Klan – Shqip

by admin
Spread the love

Përfundon 0 me 0 pjesa e 1


Minuta 51’ – Pasim fenomenal nga Bajrami, Mirdlind Daku godet por portieri shpëton sërish portën e Ishujve Faroe.

Minuta 50’ – Uzuni godet portën, pret portieri.

7 minuta shtesë

Minuta 37’ – Trajneri i Ishujve Faroe ndëshkohet me karton të verdhë, mbante topin që e kërkonte mbrojtësi shqiptar Mitaj.

Minuta 36’ – Aksion nga Shqipëria, Nedim Bajrami godet portën, pret portieri.

Minuta 33’ – Zëvendësohet portieri i Ishujve Faroe, u dëmtua në gjurin e majtë nga përplasja me Mirlind Dakun.

Minuta 30’ – Dëmtohen dy futbollistët e Ishujve Faroe, u përplasën me njëri-tjetrin.

Minuta 24’ – Rrezikojnë Ishujt Faroe, goditje këndi në favor të tyre.

Minuta 22’ – Ndalet loja, ka probleme për portierin e Ishujve Faroe pas përplasjes me sulmuesin shqiptarin Mirlind Daku.

Minuta 19’ – Aksion me Merlind Dakun, pozicion jashtë loje për Shqipërinë.

Minuta 16’ – Shqipëria qarkullon topin në mesfushë.

Minuta 9’ – Goditje dënimi për Ishujt Faroe, topi drejt zonës së Shqipërisë, mbrojtja largon rrezikun.

Minuta 8’ – Goditje dënimi për Shqipërinë në mesfushë.

Minuta 0′ – Nis ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe.

You may also like