Shqipëri-Gjeorgji luhet në “Air Albania”, FSHF konfirmon edhe orarin

by admin
Spread the love

Shqipëri-Gjeorgji tani ka një agjendë zyrtare. Miqësorja e kuqezinjve, e programuar për datën 29 mars, do të luhet në “Air Albania”.

Trajneri Edy Reja do të ketë mundësinë të shohë skuadrën e tij në një miqësore që nis prej orës 18:00.

Dy federatat kanë rënë dakord ditën e sotme dhe FSHF e ka konfirmuar. Kjo miqësore, sikurse ajo ndaj Spanjës, shërben në prag të ndeshjeve të Nations League, ku Shqipëria është në grupin B të Ligës B me skuadra si Rusia, Izraeli dhe Islanda.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit. / oversport.tv

You may also like