Shqipëri-Estoni/ Sot në orën 18:00 luhet ndeshja miqësore

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë pasditen e sotme miqësoren me Estonin në stadiumin Air Albania të kryeqytetit.

Humbja me Izraelin pak ditë më parë ka lënë shije jo të mirë, ndërkohë që për këtë ndeshje ka një revolucion sa i përket lojtarëve që priten të akvitizohen.

Menjëherë pas ndeshjes së dytë zyrtare të Ligës së Kombeve, trajneri Edi Reja ka lënë të lirë 10 lojtarë mes tyre pjesë edhe të formacionit të parë si Gjimshiti, Asllani, Bajrami, Kumbulla, Gjasula, Cikalleshi, Ismajli apo Balliu.

Seanca e së dielës pasdite ka qenë thjesht formale pa ndonjë taktikë të veçantë për këtë ndeshje përballë Estonisë kundërshtar i cili vjen si rrjedhojë e përmbushjes së programit të kësaj faze të Ligës së Kombeve, ku në grupin tonë mungon Rusia e përjashtuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Sa i përket historikut të përballjeve me Estoninë, kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë e katërta. 3 takimet e para kanë qenë të gjitha miqësore, ndërkohë që zyrtarisht nuk i kemi hasur në asnjë kompeticion ndërkombëtarë.

Sfida e parë përkon në vitin 2003. Kuqezinjtë fitonin 2-0 në kryeqytetin shqiptar falë golave të Adrian Aliajt dhe Alban Bushit.

Një vit më pas kuqezinjtë barazuan në transfertë në Estoni me shifrat 1-1 po me gol të Ardian Aliajt, ndërkohë që Ndeshja e fundit është luajtur në vitin 2009, sërish në transfertë. Dueli përfundoi në barazim të bardhë 0-0.


Top Channel

You may also like