Shprehja e ditës nga Genc Gjokutaj: Filmi ka mbaru, Luli s’del nga kinemaja

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, refuzon të pranojë vullnetin e shumicës absolute të delegatëve që e shkarkoi atë, me 4446 delegatë të PD votuan që Lulzim Basha të shkarkohej nga kryetar i PD dhe të dalë nga zyra.

Por sonte në mbrëmje, pas një mbledhje prej më shumë se tre orë me Kryesinë e shkarkuar gjithashtu, Basha tha se do të rezistojë.

Ai paralajmëroi të tjera përjashtime nga PD, duke nisur me Edi Palokën dhe vijuar me 11 kryetarë të degëve lokale, të cilët votuan në Kuvendin Kombëtar për rithemelimin e partisë.

Për të gjithë këtë situatë absurde të Lulzim Bashës i cili refuzon të njohë verdiktin e anëtarësisë dhe shfaqet si uzurpator i PD, përkufizimi më kuptimplotë ishte batuta e avokatit Genc Gjokaj.

Te ‘Çim Peka Live’, Gjokutaj tha shprehjen e ditës: “Filmi ka mbaru, Luli s’del nga kinemaja!”

“Ai nuk pranon humbjen dhe jep mesazhin më negativ te populli shqiptar në të dy krahët. Problem është edhe i atyre që e shoqërojnë nga pas. Ky po përdor njerëz me kontribute”, tha Gjokutaj.

You may also like