“Shpëton” Lewandowski, displina dënon vetëm me një ndeshje “bomberin” polak

by admin
Spread the love

Sikurse pritej, Komiteti i Garave e dënoi këtë të mërkurë “bomerin” polak, Robert Lewandowski me vetëm një ndeshje për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë e në këtë mënyrë, sulmuesi do të mungojë në ndeshjen kundër Cadiz, më 13 prill, por do të luajë në “El Clasico”, ndaj “Galaktikëve”, të Real Madrid, të dielën, më 21 prill, në mitikun e “Santiago Bernabeu”.

Të shtunën mbrëma, mënyra si e mori kartonin e verdhë Lewandowski, e pesta në total në La Liga kundër Las Palmas, duke vonuar lojën derisa gjyqtari i tregoi kartonin, bëri që të qarkullonin thashethemet se ai e bëri me qëllim e ëse do të vërtetohej ky pretendim, atëherë polaku do të dënohej edhe një ndeshje tjetër pezullim.

Më herë një precedent i tillë ka ndodhur në me futbollistin Guillamon në sezonin 2020-21,  mirëpo në atë rast u grumbulluan prova se Javi Gracia, trajner në atë kohë, i kishte kërkuar të vononte lojën për të marrë kartonin e pestë. /i.m /abcnews.al

You may also like