Shpëtohen nëntë persona të cilët kishin humbur në Kodrën e Diellit

by admin
Spread the love




Dy tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë sot në orën 10:30 paraqitën se për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit dhe mjegullës së dendur në Kodër të Diellit, në afërsi të teleferikut të ri, ku janë ngjitur për të skijuar, kanë humbur dhe më pas nuk e kanë ditur saktësisht se ku ndodhen.

“Sot (9 janar) në ora 10:30, dy qytetarë tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë kanë raportuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Korën e Diellit, afër skiliftit të ri GE, ku janë ngjitur për të bërë ski, kanë humbur dhe më pas nuk e dinin saktësisht se ku ndodhen.

Menjëherë zyrtarët policorë të Policisë Kodra e Diellit dhe ekipet e “Elem Tours” kanë ndërmarrë masat përkatëse për gjetjen e tyre dhe kanë gjetur dy shtetasit e Tetovës, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova fqinje të cilët po ashtu kanë humbur në atë zonë.

Nëntë personat e moshës 15 deri në 45 vjeç janë kthyer shëndoshë e mirë rreth orës 12:30, njofton MPB.


You may also like