Shpeshherë në qendër të vëmendjes, moderatorja e njohur pjese e Big Brother VIP 2

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E teksa data afron çdo ditë po zbulohen emra të rinj që do të jenë pjesë e aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.

Së fundmi, është zbuluar një tjetër personazh i njohur i cili i ka thënë “po” ftesës për të qenë pjesë e “BBV”. Bëhet fjalë për moderatoren Roza Lati.

Lajmin e kanë bërë me dije burime për “Panorama Plus ”. Prezantueses i është bërë ftesa për të qenë në spektaklin e madh dhe e ajo ka pranuar. Roza mori një ftesë për të qenë pjesë e spektaklit edhe vitin e kaluar, mirëpo në atë kohë ajo u shpreh se refuzoi për shkak të angazhimeve të shumta.

Disa emra të tjerë të njohur që përfliten për të qenë pjesë e “Big Brother Vip” këtë vit janë edhe Albi Nako, Jori Delli, Kiara Tito.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

You may also like