Shpërthime të fuqishme në Gazën veriore, nuk dihet për viktima

by admin
Spread the love

Dy shpërthime të forta ndodhën mbrëmjen e sotme në Gazën veriore, por ende nuk dihet për viktima.

Shpërthimet u dëgjuan në zonat përtej kufirit me Gazën, ndërkohë shtëllungat e tymit u përhapën menjëherë.

Këto sulme nga ushtria izraelite po ndodhin gjatë kohës kur Izraeli dhe Hamasi janë në fazat përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për lirimin e pengjeve, që do të shkaktojnë një pauzë 4-5 ditë në luftime.

Ndërkohë CNN raporton se sipas burimeve të tyre në SHBA, se mund të shpallet sot marrëveshjen për armëpushimin midis Hamasit dhe Izraelit. Palët thuhet se kanë rënë dakord, megjithëse ky vendim është parashikuar prej ditësh.

SHBA-ja njoftoi një ditë më parë se marrëveshja Izrael-Hamas është shumë pranë. Ata që e konfirmuan këtë ishin presidenti Joe Biden dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.


Top Channel

You may also like