Shpërthen zjarr në TEC Manastir, nuk ka të lënduar

by admin
Spread the love

Mbrëmë në ora 22:50, ka shpërthyer një zjarr i madh të trafo-stacionin kryesorm në bllokun 3 të TEC Manastir. Zjarri tashmë është shuar dhe nuk ka persona të lënduar, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

“Ka rënë zjarr në bllokun 3 në TEC Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat aktualisht punonte uzina (bllok 1 dhe 3). Zjarri ka rënë në orën 22:50. në izolatorin e transformatorit të bllokut, jashtë termocentralit. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar shpejt”, thuhet në njoftimin e Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

You may also like