Shpërthen vullkani Stromboli, llava mbërrin deri në det

by admin
Spread the love

Vullkani Stromboli  në Itali dhuroi një spektakël sa të frikshëm aq dhe të pabesueshëm kur shpërtheu të dielën , aq sa rrjedha e llavës arriti deri në det

Vullkani, në brigjet jugore italiane pranë Siçilisë, lëshoi shtëllunga të mëdha tymi që mbuluan zonën, ndërsa u raportuan edhe lëkundje sizmike në zonë.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës tha se një shpërthim i parë i madh u regjistrua më 29 shtator, përpara se “një rritje e dukshme e aktivitetit vullkanik të kulmonte me një vërshim të madh llave” nga krateri verior, i cili u degëzua në rrjedha të shumta llave që mbërritën në bregdet.

Vullkani Vullkani Stromboli  në Itali dhuroi një spektakël sa të frikshëm aq dhe të pabesueshëm kur shpërtheu të dielën , aq sa rrjedha e llavës arriti deri në detështë një nga më aktivët në planet dhe ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht për 90 vitet e fundit.  Në vitin 2019, një turist vdiq në një shpërthim të fuqishëm që mbuloi ishullin me hi.

 


Top Channel

You may also like