Shpërthen Vieri: Mos ta dëgjoj më, Sarri të shkojë të drejtojë në Serie C

by admin
Spread the love

Christian Vieri nuk është përmbajtur në “Bobo TV” në Twitch. Ish-sulmuesi nuk pajtohet dot me “gëzimin” e trajnerit të Lazio, Maurizio Sarri, për largimin nga Europa League.

Vieri ka një mesazh të qartë për tekniku e skuadrës kryeqytetase: “Kam qenë për një vit te Lazio dhe kemi fituar Kupën e Kupave. Nuk dua ta dëgjoj atë trapllik nga Sarri.

Ndryshe të shkojë e të stërvitë në Serie B ose C. Ata luajnë vetëm një ndeshje në javë! Nuk dua ta dëgjoj diçka të tillë, sepse Lazio duhet të jetë në Champions League ose Europa League.

Ju nuk mund të festoni daljen nga gara. Nëse nuk jeni të përshtatshëm për këtë lloj futbolli, atëherë shkoni e punoni në Serie C.

Ju punoni gjatë gjithë vitit për t’u kualifikuar dhe supozohet se do të kënaqesh duke qenë pjesë e tyre”, u shpreh Bobo Vieri mes të tjerash. / oversport.tv

Foto: Christian Vieri, Facebook

You may also like