Shpërthen Mourinho: Ata që fajësojnë Afena Gyan për dëmtimin e Wijnaldum janë njerëz të ulët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dëmtimit të rëndë që Gini Wijnaldum pësoi në stërvitje te Roma dhe do të mungojë për një kohë të gjatë ka reaguar edhe trajneri Jose Mourinho. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “The Special One” shpërtheu ndaj mediave që kanë fajësuar për këtë dëmtim talentin e Romës Afena Gyan.

“Ndonjëherë futbolli mund të jetë m*u. Në vetëm dy javë, Gini u bë një prej nesh për shkak të aftësive humane që ka (aftësitë e tij futbollistike ne i dinim tashmë). Fatkeqësisht, në një aksident fatkeq ai pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë.

Por nuk është vetëm futbolli që mund të jetë m*t, ashtu mund të jenë edhe njerëzit. Ata që kanë nisur fjalët se një djalë i madh si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi janë vërtetë të ulët.

Le të jemi të gjithë të bashkuar këtë mbrëmje. Ne luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Afena Gyan”, u shpreh Mourinho në postimin e tij publikuar në rrjetet sociale. /oversport.tv

You may also like