“Shpërthen” Covid-19 tek Manchester United, skuadra nuk u stërvit sot

by admin
Spread the love

Ndërsa varianti i ri omicron i koronavirusit përhapet në Angli, qeveria e vendit ka prezantuar një sërë masash të reja për të ngadalësuar përhapjen.

Por, kjo nuk duket se ka efekt në botën e futbollit.

Fillimisht ishte Tottenhami, klubi që pasi kishte disa raste në skuadër, e më pas u detyrua të anulonte të dyja ndeshjet kundër Rennes dhe Brighton.

Pas fitores së skuadrës së United ndaj Norwichit, COVID-19 shpërtheu edhe tek Manchester United.

Sipas The Sun, një numër lojtarësh dhe zyrtarësh kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ndeshja kundër kundër Brentford mund të anulohet.Poashtu, lojtarët e ekipit të United nuk u stërviten sot për shkak të rasteve pozitive.

You may also like