Shpërblimet për sportistët – Bota Sot

by admin
Spread the love

Zelimkhan Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendit në Kampionatin Botëror të mundjes që po mbahet në Serbi, medalje që mund të bëhet e artë nëse sportisti kuqezi fiton finalen e sotme ndaj amerikanit Thomas Patrick Gliman.

Falë këtyre paraqitjeve fantastike, 29-vjeçari është futur gjithashtu edhe në zonën e shpërblimeve që i takojnë me ligj nga shteti shqiptar.

Kështu me vendin e dytë, që tashmë e ka të siguruar, Abakarovit i takojnë 60 milionë lekë të vjetër, shumë financiare që mund të bëhet 100 milionë nëse fiton medaljen e artë.

Ndërkohë shpërblimet e tjera për rezultatet në Botërore vijojnë: 40 milionë për vendin e tretë, 20 milionë për të katërtin, 10 milionë për të pestin, 8 milionë për të gjashtin, 6 milionë për të shtatin dhe 4 milionë për vendin e tetë.

You may also like