Shpërblimet e FIFA-s për Botërorin – Shqip

by admin
Spread the love

187 milionë Euro shkojnë për 440 klube në mbarë botën

187 milionë euro shpërndau FIFA si shpërblime për klubet e futbollit, futbollistët e të cilëve morën pjesën në Botëror. Pjesa më e madhe e shpërblimeve shkoi për ekipet europiane. Janë gjithsej 440 klube të cilat kishin lojtarët e tyre në eventin më të madh futbollistik në glob. Në total 837 lojtarë.

Për 275 skuadra europiane u akorduan më shumë se 142 milionë Euro. 21.3 milionë shkuan për klubet Aziatike, para që do të shpërndahen në 67 skuadra. 53 ekipe nga Amerika e Veriut do të marrin 13.8 milionë Euro.

Afërsisht 10 mijë euro në ditë për çdo futbollist ka akorduar fifa9.826 euro në ditë për çdo lojtar, pavarësisht nëse morën minuta. Midis 440 klubeve që do marrin fonde janë 78 ekipe të nivelit të dytë, 13 në divizionin e tretë, pesë në të katërtin dhe një në nivelin e pestë.

Tv Klan

You may also like