Shpejt edhe lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është hapur pika e re e përbashkët kufitare, Shishtave – Krushevë, mes Kosovës e Shqipërisë.

Kjo pikë e re kufitare vjen pas marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive, e që tashmë është në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, transmeton Klankosova.tv.

Përveç pikës së re, kreu i qeverisë shqiptare tha se shpejt do të zbatohet edhe marrëveshja për lëvijzen e lirë të banorëve të brezit kufitar.

“Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në lidhje me këtë pikë të re kufitare dje ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo do ta rrisë ekonominë e të dy vendeve e do  ta zhvilloj turizmin në malet e Sharrit.

You may also like