Shpallet krize në komunën Dellçevë

by admin
Spread the love

Në Komunën e Dellçevës është shpallur gjendje e krizës, njoftuan nga Komuna. Nga atje thonë se vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa arsyeja e shpalljes së gjendjes së krizës është vërshimet dhe ballafaqimi me vërshimet dhe pasojat e tyre.

“Si pasojë e stuhisë në komunën e Dellçevës ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe disa rrëshqitje të mëdha të dheut, sanimi i të cilave kërkon zgjidhje afatgjata që kërkojnë ndihmë shtetërore”, theksuan nga Komuna e Dellçevës.

Paraprakisht, shërbimet komunale kanë dorëzuar informacion në Qeveri, ndërsa pas shpalljes së gjendjes së krizës pritet ndihma e nevojshme. Përveç në Dellçevë, gjendje krize për të njëjtat arsye është shpallur edhe në Komunën e Kriva Pallankës. 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like