Show dhe rekorde nga Napoli, Spalletti po bën një qytet të ëndërrojë

by admin
Spread the love

Gjëja më e vështirë për Luciano Spallettin në këtë moment është mbajtja e frenave të entuziazmit të një qyteti që nuk do të ndalet së ëndërruari. Duket e vështirë në plan të parë, por veterani i Serisë A po e menaxhon mirë ndërsa Napoli i tij ka shkuar në 10 fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions Legaue.

Të kaltrit e çerekut të parë të këtij sezoni janë një spektakël i vërtetë teksa edhe në ditën kur duket në vështirësi dhe se mund të rrëzohet, Napoli gjen forca për të përmbysur dhe për të mos u ndalur. Një skuadër e cila edhe pse shumëkënd nuk e bindte pas merkatos në verë është kthyer në një makineri të përsosur golash.

Me realizimin e Juan jeses ndaj Bolognas, shkon në 15 numri i futbollistëve që kanë shënuar të paktën një herë këtë sezon, ata të future si zëvendësues janë 12 ndërsa gola në total, napoletanët numërojnë plot 42 në vetëm 14 ndeshje.

Simboli i revolucionit të këtij Napoli është padiskutim Khvicha Kvaratskhelia që ka pasur një impakt gjigant dhe është future menjëherë në historinë e Napolit. Asnjë futbollist partenope nuk ishte përfshirë më parë në 8 gola në 10 ndeshjet e para të kampionatit. Pa lënë pas impaktin e një mbrojtësi si Kim që ka bërë të harrohet largimi i Koulibaly, apo dy goditjet në merkato Raspadori e Simeone që mbuluan në mënyrë të shkëlqyer mungesën e Viktor Osmimen. Por nigeriani tani e ka lënë pas dëmtimin dhe është një arsye tjetër për ta bërë Napolin më të frikshëm se kurrë për kundërshtarët. /oversport.tv

You may also like