Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED, Yuri Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur shortin që u hodh ditën e djeshme në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Reforma në Drejtësi, duhet të vazhdojë.

Ndër të tjera, ajo shkruan se Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin dhe se veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave, për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

You may also like