Shoqata ENSAR – Shkup: Shpërndarje të ndihmave ushqimore për 200 familje

by admin
Spread the love

Në periudhën 27-30 dhjetor të vitit 2021, kemi shpërnda ndihma ushqimore për familjet të cilat janë në gjendje të keqe financiare.

Nga buxheti i Shoqatës Ensar, 200 familjeve në qytetin e Shkupit dhe rrethinë janë shpërndarë pako ushqimore në vlerë prej 20 euro.

Në Paketat ushqimore kishte: Miell, ullinj, fasule, oriz, sheqer, kripë, vegetë, makarona dhe peta të brumit.

Shpërndarja u bë nëperiferinë e qytetit të Shkupit si dhe brenda qytetit të Shkupit, edhe ate: Serava, Gazibaba, Jahja Pasha, Butel, Veri, Lagjeja e Dizhonit etj.

Gjithashtu në këtë projektë në njëfarë mënyrë janë ndihmuar edhe  Shoqata e Invalidëve Shpresa dhe Shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta SOS-VITA, që mundet të konsiderohet edhe si bashkëpunim mes shoqatave që në këtë raste, përveç se familjeve të prekura nga skamja e varfëria, gjithashtu janë përfshirë edhe persona me nevoja të veçanta.

Andaj iniciativa të tilla, shpresojmë në të ardhmen të ketë edhe më shumë, duke sugjeruar që Shoqata ENSAR është e gatshme në çdo kohë tju del në ndihmë nevojtarëve, si dhe duke ju bë apel edhe të tjerëve me iniciativa të përbashkëta, të ndihmojmë të paktën në zbutjen e situatës për familjet në nevojë.

You may also like