Shomurodov kërcënon Romën: Largohem nëse nuk luaj

by admin
Spread the love

Eldor Shomurodov nuk është aspak i kënaqur me aventurën e tij te Roma. Sulmuesi që nuk është aktivizuar shumë nga José Mourinho ka shprehur pakënaqësitë e tij nga grumbullimi i skuadrës kombëtare të Uzbekistanit.

“Jam gjithmonë në humor kur grumbullohem me kombëtaren. Nuk jam i kënaqur me aventurën te Roma, dua të luaj më shumë. Nuk e di se çfarë më pengon, ndoshta nuk po arrij të bind teknikun.

Me Mourinhon kam marrëdhënie të mirë, ndoshta jo si dikur, por të mirë. Kam një kontratë me Romën, por do të qëndroj vetëm nëse luaj. Nuk kam ndërmend të kaloj shumë kohë në pankinë”, ka thënë sulmuesi për “ashkenttimes.uz”. / Oversport.tv

Foto: siamolaroma.it

You may also like