Shkupi nesër pa transport publik, të punësuarit as sot nuk morën rroga

by admin
Spread the love




Nga ora 04:30 e mëngjesit në Shkup nuk do të ketë transport publik. Të punësuarit edhe sot nuk morën rroga, ndërsa siç thanë nga Sindikatat e ndërmarrjes publike të cilët morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe kryetarja e komunës po merren me politikë, dhe jo të bisedojnë për problemin e tyre.

“Ju mund të merreni me politik deri në mëngjes, por në mëngjes autobus nuk do të ketë. Juve nuk u intereson, ju nuk voziteni me transport publik. Këta njerëz kanë fëmijë, janë të uritur, nuk kanë para t’ju japin për ushqim në shkollë. Këtu nuk pamë që dikush do të tregojë se si do ta zgjidhë problemin dhe do të marrim para, por kishte përplasje politike”, thanë nga Sindikatat, raporton SHENJA.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit po mbahet me kërkesë të grupit të këshilltarëve të VMRO-së, e cila propozon që të alokohen para nga buxheti për rrogat e të punësuarve në NTP-së, ndërsa nga sindikata e të punësuarve në NTP shpresojnë se në këtë seancë do të gjendet zgjidhje për pagat e tyre.

 


You may also like