Shkupi kampion i Maqedonisë së Veriut, festojnë edhe Shkëndija e Struga

by admin
Spread the love

Shkupi shpallet kampion në Maqedoninë e Veriut për të parën herë. Skuadra shqiptare ia doli të festonte para tifozëve të vet pasi mposhti ne derbin e shqiptarëve skuadrën e Renovës me rezultatin e pastër 2-0.

Bardhekaltrit nuk e kishin të lehtë, por ia dolën në minutat e fundit të realizojnë me Adetunji golin e parë dhe në shtesë Da Silva vulosi fitoren dhe në fushë zbritën edhe tifozët për të fituar këtë arritje të madhe.

Një titull i merituar për Shkupin, që tregoi gjatë gjithë sezonit se nuk kishte rival dhe e mbylli garën katër javë para fundit me 13 pikë më shumë se Akademija Pandev.

Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore me shumë vlera për vendin e tretë. Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 3-1 skuadrën e Makedonija GP, rival direkt.

Ljupche Doriev ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen dhe shënoi edhe golin e tretë, pasi më parë Sindrit Guri kishte dyfishuar. Cooper, ish-sulmuesi i Kukësit, shënoi më pas një gol për statistika në portën e Shkëndijës.

Fitore edhe për Strugën ditën e sotme. Skuadra shqiptare likuidoi 4-0 ekipin e Pelister. Jobe shënoi dy herë në pjesën e parë të ndeshjes, kurse Bojku dhe Kocoski i mbyllën llogaritë edhe me dy gola të tjerë.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 29

Shkëndija-Makedonija GP 3-1
Shënues:
Doriev 17’, 68’, Guri 20’ / Cooper 77’

Shkupi-Renova 2-0
Shënues:
Adetunji 81’, Da Silva 90+5’

Struga-Pelister 4-0
Shënues:
Jobe 16’, 42’, Bojku 58’, Kocoski 65’

Tikvec-Borec 5-0

/ oversport.tv

You may also like