Shkupi i përgjigjet Shkëndijës, “+8” sërish! Struga ngec në shtëpi

by admin
Spread the love

Shkupi nuk ndalet në Maqedoninë e Veriut. Skuadra bardhekaltër ka mposhtur Rabotnickin me rezultatin minimal 1-0 dhe Shkëndija e Tetovës mbetet po 8 pikë larg. Radeski ishte ai që shënoi golin e fitores për Shkupin.

Dy ekipet e tjera shqiptare nuk ia dolën të fitojnë. Renova u mposht në shtëpi nga Makedonija GP, me një gol të pësuar që në minutën e dytë nga Vosha.

Struga e shmangu humbjen kundër Bregalnica. Bosancic realizoi në fund dhe ia uli vlerën golit të miqve me Stojanov. Sot ra në sy Pepi Gorgiev, i cili shënoi tre gola në fitoren e Akademija Pandev kundër Skopje me rezultatin 5-0.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 20
Akademija Pandev-Skopje 5-0
Rabotnicki-Shkupi 0-1
Shënues:
Radeski 67’
Renova-Makedonija GP 0-1
Shënues:
Vosha 2’
Struga-Bregalnica 1-1
Shënues:
Bosancic 84’ / Stojanov 59’
Tikves-Pelister 1-0

/ oversport.tv

 

You may also like