Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin për kapërcimin e dallimeve, Varheleyi: I hapët rrugë nisjes së negociatave për MV dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.

Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.

Në lidhje me nënshkrimin mes dy vendeve reagoi komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi.

Nëpërmjet një postimi në Twittert zyrtari evropian ka përshëndetur Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Ceriu dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE.

You may also like