Shkup, policia shqiptoi dhjetëra gjoba për vozitje të shpejtë dhe vozitje pa patentë shoferi

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa.

Prej tyre, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar 30 sanksione, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 20 sanksione për vozitje pa patentë shoferi.
Janë shqiptuar edhe 12 masa për automjete të parregullta dhe të paregjistruara, ndërsa pesë për shoferë fillestar.

“Aksionet e përforcuara do të fillojnë edhe në ditët në vijim. Apel deri tek qytetarët të respektojnë rregullat në komunikacion dhe rregulloret për rritje të sigurisë në rrugë”, shtojnë nga MPB.


You may also like