SHKUP – MV shpall ”persona non grata” pesë diplomatë rusë

by admin
Spread the love

SHKUP, 28 mars /ATSH-MIA/ – Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut u thërrit ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit iu dorëzua një notë diplomatike, ku pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse në vendin ballkanik janë shpallur të padëshirueshëm.

”Sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në kumtesën e rastit të Ministrisë  maqedonase të Punëve të Jashtme.

Vitin e kaluar, MPJ shpalli ”persona non grata” dy diplomatë rusë, njërin në maj, ndërsa tjetrin në gusht dhe i dëboi nga vendi.

Në të dyja rastet Rusia reagoi me masa reciproke, me dëbimin e diplomatëve të Maqedonisë së Veriut nga Moska./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like