Shkup, janë sanksionuar 136 shoferë, 65 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi se gjatë ditës së djeshme (31.07.2022) në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 gjoba, nga të cilat 65 janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 16 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 14 sanksione për drejtimin e mjetit pa patentë shofer.

Shtatë masa janë shqiptuarpër automjetet e paregjistruara, gjashtë për drejtimin e veturës nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për drejtuesit fillestarë, tre sanksione për mjetet me defekte teknike në transportin publik.


You may also like