Shkup, 170 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (27.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 170 gjoba, nga të cilat 15 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për parakalim të kundërligjshëm.

“Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


You may also like