Shkon nga fryn era, Alban Dudushi “vë me shpatulla pas muri” Ilir Metën

by admin
Spread the love

Gazetari Alban Dudushi ka ‘vënë me shpatulla pas muri’ kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në lidhje me koalicionet politike.

Meta tha në emisionin ‘Spotlight’ se jep garanci që nuk do të bashkëpunojë më kurrë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Pikërisht kjo deklaratë ka bërë që gazetari t’i kujtojë ish-presidentit se të njëjtën gjë e ka thënë më parë edhe për kreun e PD-së, Sali Berisha.

Dudushi ‘ia plasi në sy’ se pavarësisht se është sharë publikisht me kryetarët e partive politike, sërish ka shkuar në koalicion me ta.

Pjesë nga debati:

Dudushi: Juve keni bërë marrëveshjet më të mëdhaja me zotin Berisha dhe jeni aktualisht në marrëveshje. Juve keni bërë marrëveshjet më të mëdha me zotin Rama dhe nuk garanton njeri që nuk do bëni prapë marrëveshje në të ardhmen.

Meta: Jo, jo më duket se kam dhënë dy garanci me Edi Ramën më marrëveshje, sepse ka cenuar rëndë interesat kombëtare, rëndë shumë rëndë, dhe me Lulzim Bashën që ka tradhtuar interesat kombëtare dhe ka dëmtuar shumë rëndë sistemin demokratike në vend. Me këta dy, nuk ekziston asnjë shans, asnjë mundësi për marrëveshje në të ardhmen, zero.

Dudushi: Keni thënë më të zezat për zotin Berisha. Zoti Berisha ka thënë më të zezat për juve.

Meta: Leje se çfarë kam thënë. Më fal, më fal, leje se çfarë kam thënë për atë.

You may also like