Shkolla e Zhelinës më e organizuara në rajon

by admin
Spread the love

Shkolla Fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë të Tetovës është njëra ndër shkollat më të organizuara dhe më të kompletuara në rajon në aspektin teknik dhe arsimor. Me ardhjen në këtë post të drejtorit të ri në këtë shkollë Liman Xhaferi në pranverë të këtij viti shkolla në fjalë ka arritur të thithë donacione dhe projekte të ndryshme. Bashkë me kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu nisën projektin për shkollë fillore në Leshnicë të Poshtme ndërsa u rinovua shkolla në Leshnicë të Epërme. Të dyja këto shkolla janë nën ombrellën e shkollës “Luigj Gurakuqi” të Zhelinës dhe drejtorit Liman Xhaferi.

Këtë vit të ri shkollor me nisjen e orëve klasore, drejtori na informoi se kompania “PULSAR MATERIAUX”me seli në Belgjikë por me pronar nga Zhelina, siguroi dhurata për të gjithë nxënësit e shkollës në fjalë. Madje kjo kompani siguroi edhe televizor për nevojat mësimore për klasat e ulta ndërsa me donacion nga MASH u ndërtua edhe një laborator për mësim të kimisë ndërsa priten të ndërtohen edhe tjera pasi i gjithë procesi mësimor pritet të kalojë në atë kabinetik.

You may also like