Shkolla e Artit “Odhise Paskali” përkujton dhe nderon mësimdhënësit e ndjerë

by admin
Spread the love

Në prag të festës së mësuesit stafi i mësimdhënësve të Shkollës së Mesme të Arteve Aplikative – SHMLAA “Odhise Paskali”, përkujtoi kolegët që tashmë kanë ikur në amshim.

“Ata që dikur ishin fryma dhe buzëqeshja e kësaj shkolle”, shkruan në faqen zyrtare të kësaj shkolle në Facebook.

“Devotshmëria e tyre për edukimin e brezave të rinjë është një hallkë e fortë në zingjirin e arsimimit, sidomos të arteve të bukura. Ca nga nxënësit tuaj tani kanë zënë vendet që ju zinit dikur. Nuk do mend që tashmë keni rikrijuar veten tuaj. Jemi krenarë për këtë”.

“Kujtimet e bukura që kultivuat kanë zënë rrënjë në secilin prej nesh. Sa me fat që u njohëm”, theksohet në postim.

Dita filloi me familjarët të cilëve me shumë emocion iu dhuruan mirënjohjet “Post Mortem” për më të dashurit e tyre. Ndërsa më pas u bënë homazhe në varrezat e qytetit.

“Ata që prekun jetën tonë, mbeten përgjithmonë në zemrat tona”.

Shkolla e Artit në Pejë përkujton sot mësimdhënësit:

  • Myzafere Shoshi-Radoniqi
  • Merita Kotori-Godeni
  • Gëzim Begolli
  • Rexhë Kelmendi
  • Muhamet Ferizi
  • Hamdi Zeka

You may also like