Shkodra: Është koha e fundit për depërshkallëzim në veri (VIDEO)

by admin
Spread the love

Selami Shkodra, ish-zëvendësministër i MPB-së, ka thënë se ka qenë e nevojshme marrëveshja që e ka arritur kryeministri Albin Kurti me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për situatën në veri të Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky veprim do ta qetësojë situatën në komunat veriore.

“Marrëveshja e arritur mes institucioneve të Kosovës dhe Lajçak është e mirëseardhure për arsye duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë që gjendet  vendi për një muaj e gjysmë”.

“Situata ka qenë e tensionuar mendoj se kjo marrëveshje kontribuon në shtensionimin e situatës dhe shkon drejtë një zgjidhjeje në ato katër komuna”.

“Mendoj që ka qenë koha e fundit ku është dashtë të arrihet një dakordancë, mendoj që pikat e marrëveshjes janë të volitshme për institucionet e Kosovës. Mendoj që kjo marrëveshje e qon situatën drejtë normalitetit”, ka thënë Shkodra./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like