“Shkëpusim marrëveshjen me të gjitha kompanitë ruse”/ Skuadra e madhe angleze del me një komunikat zyrtare

by admin
Spread the love

Skuadra e Everton ka lëshuar një komunikatë zyrtare para pak minutave.

Lidhur me agresionin rus në Ukrainë, skuadra e Everton ka marrë hapat e saj konkret, duke dënuar veprimet ruse.

Përveç se shprehin suportin maksimal për lojtarin e tyre Vitalii Mykolenko, skuadra e Everton ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me disa kompani ruse.

“Klubi mund të konfirmojë se ka suspenduar me efekt të menjëhershëm të gjitha marrëveshjet komerciale me kompanitë ruse si USM, Megafon dhe Yota”, thuhet në njoftim mes tjerash.

Në ndeshjen e fundit në Premier League, Everton tregoi mbështetjen ndaj Ukrainës, në ndeshjen me Manchester City, ku të dy skuadrat dolën me flamuj të Ukrainës dhe thirrje për ndalje të agresionit.

You may also like