Shkëndija para sprovës së madhe

by admin
Spread the love

Shkëndija e Tetovës janë para një transferte shumë të rëndësishme në Kavadar ku tre pikët janë kruciale në garën për titullin kampion. 

“Me një formë shumë pozitive që ka parë kuqezinjtë të shënojnë 11 gola në 3 ndeshjet e fundit, krahas shumë rasteve tjera të humbura, shpresojmë për vazhdimësi edhe në xhiron e fundjavës kur jemi mysafirë të Tikveshit.

Me 6 ndeshje deri në fund, dhe para dy takimeve rresht si vendas (Gostivari dhe AP Brera), Shkëndija është para një transferte jashtëzakonisht të rëndësishme në Kavadar përballë Tikveshit. 

Vendasit do të jenë në eufori pasi të mërkurën eliminuan Shkupin dhe siguruan pjesëmarrje historike për herë të parë në finale të Kupës ku do të diskutojnë trofeun me Voska Sportin. Gëzim dhe lodhje nga ndeshja e mesjavës është i pranishëm te vendasit, derisa Shkëndija udhëton me ambice për fitore. Dy ndeshjet e këtij sezoni kuqezinjtë fitonin (2:1 në Kavadar dhe 1:0 në Tetovë) dhe tani kemi nevojë për triumf të tretë në një takim duel që mund të rezultojë deçiziv në garën për titullin kampion. Tikveshi në kampionat duket stabil dhe mban pozitën e 5 në renditje me 36 pikë në 27 ndeshje.

Skuadra

Trajneri Jeton Beqiri pas një kohe më të gjatë në dispozicion ka të gjithë futbollistët. Vane Krstevski kthehet pas pauzës shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja me Makedonija Gj.P., derisa nga lëndimet janë rikuperuar Almir Aganspahiç dhe Kamer Qaka.

Dueli Tikveshi-Shkëndija do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kavadar me fillim në orën 16:00″, njofton FC Shkëndija. 

You may also like