“Shkëlqimi” dhe rënia e Lizz Truss! Ç’ndodh tani me Britaninë, pasardhësi do duhet të kalojë furtunën ekonomike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Siç erdhën punët në politikën britanike në dy muajt e fundit, ku situatë në vend u shndërrua nga ajo e një absurdi dhe kaosi total drejt qesharakes, enigma nuk ishte më nëse, por kur do largohej nga posti i kryeministres Liz Truss, e cila pasoi Boris Johnson, i cili u detyrua të largohej nga partia e tij në korrik.

“E mora detyrën në një kohë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare. Familjet dhe bizneset ishin të shqetësuara se si do t’i paguanin faturat. Lufta e jashtëligjshme e Putinit në Ukrainë kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit tonë. Dhe vendi ynë është frenuar për një kohë të gjatë nga rritja e ulët ekonomike. Unë u zgjodha nga Partia Konservatore për ta ndryshuar këtë situatë. Arritëm të shkurtojmë faturat e energjisë dhe ato të sigurimeve shëndetësore dhe përcaktuam një vizion për një ekonomi me rritje të lartë dhe me taksa të ulëta që do të përfitonte nga Brexit. E pranoj se, duke pasur parasysh situatën, nuk munda të realizoj planet mbi të cilat mbështeta mandatin e dhënë nga Partia Konservatore. Për këtë arsye, njoftova Mbretin Charles se po jap dorëheqjen nga posti i kryetares së Partisë Konservatore”- u shpreh Truss.

Ikja e Liz Truss, pas 44 ditësh e regjistron atë në analet e politikes britanike si kryeministrja më jetëshkurter, pas ish-kryeministrit, George Canning në 1827 i cili drejtoj Britanine vetëm për 118 ditë, pasi nderojë jetë për shkaqe natyrore.

Kaosi dhe tollovia që shkaktuan politikat ekonomike dhe fiskale të kryeministres  Truss e shoqëruar me arrogancë dhe mosnjohjen e temperaturës së britanikeve, si dhe lodhja dhe lufta e brendshme mes fraksioneve nga 12 vjet në pushtet e partisë konservatore, që tashmë sillen si pulë pa kokë, kanë bërë që sterlina angleze të bjerë në javët e fundit, dhe xhepi i britanikeve te goditet ashpër, kur sapo ka filluar të kafshoje kriza ekonominë britanike. Sa për ilustrim, një britanik qe ka një kredi imobilare do duhet të paguaj që nga ardhja e Liz Truss në pushtet rreth 500 sterlina me shumë për shlyerjen e kredisë.

Konservatoret ndodhen momentalisht 36 pikë pas laburisteve të opozites,  diferencë që do i sillte këta të fundit në pushtet me një fitore më të thellë se ajo e Toni Bler në 1997-ën.

Konservatorët kanë humbur imazhin e një partie që ishte kompetente në menaxhimin e ekonomisë. Gara per kryministrin e ri fillon që sot dhe brenda fundjavës se javës tjetër deputetët konservator dhe jo më anëtaresia do duhet të zgjedhin, një ndër radhët e tyre. Por ky ka për të qenë një mision shumë i vështirë dhe varet, nëse deputetët konservator do vendosin interesin kombetër përpara atij personal për të lënë mënjane egot e forta në radhët e tyre për gjetjen e një figurë kompromisi.

Ish-ministri i Fianancave, Rishi Sunak, me origjinë indiane, dhëndri i një miliarderi është “favorit”, por ka spekulime të orëve të fundit se edhe Boris Johnson mund të rikthehet në konkurrim vetëm gjashtë javë pas largimit nga posti i cili është duke pushuar në Karaibe, momentalisht.

Ka pak shpresë për momentin nëse një kalë i ri që do tërheq karrocën e konservatorëve do jetë aq i fortë sa të kalojë furtunën ekonomike dhe financiare të këtij dimri, apo vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të parakoshme, të cilat  kërkon opozita e cila sipas udhëheqësit të saj Sir Kier Stammer, “konservatorët nuk  kanë mandate për një eksperiment tjetër. Britania nuk është prona e tyre personale, që ata mund ta administrojnë  sipas qejfit të tyre”.


Top Channel

You may also like