Shitjet e makinave në Rusi, në gusht, ranë me 62% krahasuar me një vit më parë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shitjet e automjeteve të reja në Rusi, në muajin gusht, u tkurrën me 62,4% krahasuar me një vit më parë, pas një rënie me 74,9% në korrik, deklaroi sot Shoqata e Bizneseve Europiane (Association of European Businesses – AEB).

Në total u shitën 41.698 automjete të reja, deklaroi AEB, në rënie krahasuar me më shumë se 110.000 makina në gusht 2021.

Industria automobilistike ruse, e cila varet shumë nga investimet e jashtme, zinxhiri i furnizimit dhe pjesët e këmbimit, është goditur nga sanksionet që vendet europiane i kanë vënë Rusisë, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Rënia prej 62,4% në gusht është më e ulëta mujore që prej atëherë.

Shumë fabrika kanë pezulluar prodhimin e licencuar dhe punëtorët nga puna, për shkak të mungesës së pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe largimit të prodhuesve perëndimorë.

/ Reuters / Evgenia Novozhenina/File Photo

 


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like