Shitja e Dembele-Kessie çliron federimet, qetësohen tifozët e Barçës

by admin
Spread the love

Mundo Deportivo, e përditshmja Katalanase, historikisht shumë pranë Barcelonës, pretendon se paratë e siguruara nga shitja e Kessie-t dhe Dembelesë janë të mjaftueshme për federimin e të gjithë lojtarëve të ekipit.

Klubi katalanas ka vuajtur problemet financiare, teksa nuk ka mundur të federojë plot 11 lojtarë dhe në fundjavë rrezikon të humbasë Ilkay Gundogan nëse nuk arrin ta regjistrojë zyrtarisht në La Liga.

Emra të tjerë të cilët rrezikohen janë: Inigo Martinez, Oriol Romeu dhe Ronald Araujo. Megjithatë, “El Mundo Deportivo” ka qetësuar tifozët e klubit “blaugrana”, pasi, sipas saj, paratë e përfituara nga shitja e dyshes Dembele-Kessie, respektivisht te PSG dhe Al-Ahli, mjaftojnë për të zgjidhur problemin më të madh që ka aktualisht Barcelona, atë të federimit të lojtarëve.

Kampionët e Spanjës mund të përfitojnë të ardhura shtesë edhe në rast të shitjes së Philipe Coutinhos në Arabi, pasi ka ruajtur 50% të kartonit të brazilianit.

Këto manovra ekonomike i sigurojnë klubit rreth 60 milionë euro, që, sipas gazetës katalanase, janë të mjaftueshme për të filluar normalisht sezonin.

Barcelona do ta nisë sezonin në transfertë ndaj Getafes, këtë të diel, në orën 21:00.


Top Channel

You may also like