Shilegov: Administrata e kaluar e qytetit shtrenjtoi ujin për 100%

by admin
Spread the love

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja ka folur edhe për problemet e ujit. Ai ka shprehur keqardhje, pasi administrata e kaluar shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%.

“Ngadalë po i rregullojmë edhe problemet me ujin. Pjesët e qytetit të cilët i kishim prioritet i kemi zgjidhur. Kemi bërë rikonstruimin e ujësjellsit edhe në Çair. Më vjen keq që administrata e kaluar e qytetit e shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%, me qëllim të t’i ndërroj gypat e azbestit. Nga ai shtrenjtim nuk ka gypa të azbestit”, ka deklaruar Shilegov.

Shilegov më tej u zotua se për 2 vite e gjysëm nuk do të ketë gypa të azbestit dhe se nuk do të ketë probleme të ujit në asnjë pjesë të qytetit. /SHENJA/

You may also like