Shifrat e mbrojtjeve në Europë, Milani “mbreti” i kryesuesve në 2022

by admin
Spread the love

Milani mund të krenohet me diçka, jo vetëm në Itali. Kuqezinjtë gjatë pjesës së dytë të sezonit kanë mbrojtjen më të mirë në pesë kampionatet më të forta së bashku me anglezët e Liverpool.

Milani ka pësuar 7 gola, njëlloj si të besuarit e gjermanit Jurgen Klopp, duke lënë pas Manchester City me 8 gola, e për të vijuar me Monaco, Barcelona, Leipzig, Inter, Real Sociadad, Strasbourg dhe Sevilla që kanë pësuar nga 9 gola.

Në Itali kuqezinjtë lënë Interin (9 gola), Juventusin (11 gola) dhe Napolin (12 gola) pas. Nëse shikohen ekipet kryesuese në “top5” kampionatet, Milani ka pësuar më pak se të gjitha: City (8 gola), Real Madrid (10 gola), PSG (12 gola) dhe Bayern Munich (13 gola).

Shifrat e Milanit tregojnë që dyshja Tomori-Kalulu po funksionon më së miri, ndërkohë që edhe portieri Mike Maignan ka qenë shumë i rëndësishëm me pritjet e tij. Në gjashtë ndeshjet e fundit kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol. / oversport.tv

You may also like