Shifra tronditëse nga Mariupoli: Nuk e dimë sa kanë vdekur, por nga rruga kemi mbledhur 1207 trupa

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku i Mariupolit ka deklaruar se nuk ka të dhëna mbi numrin e saktë të civilëve të vrarë në qytetin e tij, por ka thënë se nga rrugët janë mbledhur më shumë se 1200 trupa.

“Nuk e di sa kanë vdekur, por nga rrugët janë mbledhur 1207 trupa”, tha Serhiy Orlov për BBC.

Ndërkohë, shtoi se 47 njerëz janë futur në një varr masiv dhe jo të gjithë ata janë identifikuar.

Orlov theksoi se nuk ka qenë e mundur që të evakuohen njerëz nga qyteti apo të futen ndihma në të, pasi trupat ruse nuk e lejojnë këtë gjë.

Ndërkohë, edhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se pothuajse gjysma e popullsisë së qytetit është larguar që nga nisja e pushtimit rus.

Klitschko tha se objektivi kryesor i forcave ruse është që të kapin Kievin.

“Qëllimi i tyre që prej ditës së parë të luftës është që të rrethojnë Kievin dhe më pas të vijojnë sulmin derisa të hedhin qeverinë. Planet e tyre nuk po realizohen falë djemve tanë që janë të Bucha, Vorzel, Irpin, Hostomel, ku po ndodhin luftime të ashpra. Ata po zhbëjnë çdo plan për të rrethuar Kievin”, tha Klitschko.

Ai po ashtu foli edhe për largimin e civilëve nga kryeqyteti.

“Banorët e Kievit janë larguar çdo sekondë nga qyteti, tani janë më pak se 2 milion banorë në Kiev. Tani Kievi është shndërruar në një fortesë, çdo rrugë, çdo ndërtesë”, tha kryebashkiaku.

You may also like