Shifra të frikshme, sa kanë paguar klubet angleze për agjentët e lojtarëve

by admin
Spread the love

Premier League vazhdon të mbajë rekord për sa i përket të ardhurave për klubet. Megjithatë, rekord kanë vendosur edhe për sa i përket komisioneve të paguara për agjentët e lojtarëve gjatë transferimeve, rinovimeve të kontratave dhe prishjen e kontratave.

Kështu Times publikoi të dhënat që klubet angeleze kanë paguar nga 2 shkurti i vitit 2021 deri më 31 janar të këtij viti. Për rrjedhojë, klubet angleze kanë paguar në total 306 milionë euro komisione për agjentët e lojtarëve. Një shifër shumë e lartë kjo krahasuar me Serie A që ka shpenzuar vetëm 174 milionë euro.

Në krye të kësaj renditje speciale është Manchester City, me 41.6 milionë euro të paguara, i ndjekur nga ‘kushërinjtë’ e United, me 34,4. Vendi i tretë për Chelsea, me 33.4 milionë euro. Më mbrapa është Liverpooli, me 26.25 milionë euro, pastaj Arsenali e cila pagoi 22.12 milionë euro për agjentët e lojtarëve. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like