Shifra rekord, PSG përgatit ofertën për të rinovuar me Lionel Messin

by admin
Spread the love

Kontrata e Lionel Messit me PSG skadon në fundin e këtij sezoni, por klubi francez nuk ka ndërmend ta lejë të largohet “Pleshtin”. Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, klubi parizien po përgatit një ofertë të rëndësishme për të bindur argjentinasin të qëndrojë.

PSG ka nisur nga puna dhe me oferta e tyre për Messin pritet të jetë në shifrat që mund të vendosë rekorde të reja botërore. Oferta mund të jetë edhe më e majme se ajo që kryeqytetasit francezë i ofruan Kylian Mbappe.

Sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, drejtuesit e PSG mendojnë të ofrojnë një marrëveshje 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër. Edhe pse shifrat ende nuk përmenden, kurioziteti për të parë “çmendurinë” e radhës nga PSG është i lartë. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like