Shfuqizohen masat e djeshme, ajri në Tetovë është i pastër

by admin
Spread the love

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ajri në rajonin e komunës është i pastër dhe grimcat e ndotjes janë në nivelin e lejuar

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit dhe sipas njoftimit të IPSH “Qendra e Shëndetit Publik-Tetovë” ajri në qytetin e Tetovës nuk është i ndotur, edhe përkundër asaj se ende ka tym që vjen nga hapësira e kompanisë “Evrokom” që dje u përfshi nga flakët.

Rekomandimet e djeshme tashmë janë shfuqizuar dhe se ajri në qytetin e Tetovës është i pastër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Kujtojmë se dje qyteti i Tetovës ishte qyteti më i ndotur në Evropë.

MARKETING



You may also like