Shevchenko pret refugjatë nga Ukraina në shtëpinë e tij

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Chelseat, Andriy Shevchenko ka konfirmuar se do të strehojë fëmijë refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij.

Sipas ITV, ish-asi i Dynamo Kiev dheMilan ka vendosur të pranojë në shtëpinë e tyre fëmijë nga Ukraina që nuk kanë çati mbi kokë dhe rreth 150 prej tyre do të përpiqen të gjejnë strehim.

Shevchenko, i cili kaloi pes vite si trajner i Ukrainës dhe dy muaj në stolin e Genovas, falënderoi nga zemra britanikët për mbështetjen e dhënë.

“Lufta është shumë mizore, është e vështirë të shohësh qytete që janë shkatërruar dhe njerëz që po vdesin”, tha Shevchenko në një nga fjalimet e tij për ITV dhe shtoi:

“Unë jam baba i katër fëmijëve dhe e kam të vështirë kur shoh që vriten fëmijë, që bien bomba në spitalet e fëmijëve, këtë nuk mund ta kuptoj. Nuk mund të kuptoj asnjë person në botë që e mbron këtë. Unë po përpiqem të mbështes vendin tim, po përpiqem të tërheq vëmendjen, jam përpjekur të them se çfarë po ndodh realisht dhe të prek zemrat e njerëzve që do të kuptojnë rrethanat. Gjithashtu, po përpiqem të mbledh ndihma humanitare dhe të ndihmoj vendin tim, popullin tim, refugjatët”.

Ndryshe, thuhet se Shevchenko është në kontakt të vazhdueshëm me nënën dhe motrën e tij që ndodhen në Kiev.

You may also like